E pabesueshme çfarë ka bërë ylli i Kosovës, klubi e pezullon menjëherë

24 Dhjetor 2018
12:46
Alfred Lleshi
back button

Pas një udhëtimi që bëri në tregun e Krishtlindjeve në Meppen, ish-lojtari i Schalke 04 dhe i kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është pezulluar nga klubi i tij aktual, Willem II Tilburg, që militon në divizionin e parë holandez. Avdijaj dhe tre shokët e tij gjermanë, Timon Wellenreuther, Thomas Meissner dhe Atakan Akkaynakbaxten, mbrëmjen para ndeshjes së të dielës me FC Emmen, janë larguar pa leje nga hoteli i ekipit. 

Kuarteti i futbollistëve në fjalë bëri fshehurazi një udhëtim në Gjermani, në tregun e Krishtlindjeve në Meppen. Qyteti është vetëm 30 kilometra larg nga Emmen, vendi ku do të luhej ndeshja dhe ishin të grumbulluar. Megjithatë, udhëtimi i tyre u zbulua nga trajneri Adrie Koster, që i la jashtë skuadrës dhe i pezulloi për arsye disiplinore deri në njoftimin e mëtejshëm. Willem II fitoi 2-0.

Avdijaj, që dikur konsiderohej një talent i madh, kishte shkaktuar probleme të tilla disiplinore edhe në të kaluarën, herë pas here. Duke dashur të justifikohet për sjelljen, 22-vjeçari pati thënë: "Te Schalke isha shumë i ri dhe bëra gabime. Besoja se gjithçka ishte kundër meje dhe e kërkoja fajin vetëm te të tjerët". Por, ngjarja e fundit dhe pezullimi tregon se lojtari i kombëtares së Kosovës nuk paska zënë mend akoma.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit