A PAPRITUR: Futbollisti i Barcelonas drejt Premier League! Klubi ka dhënë “Ok” dhe studion dy alternativa

21 Shtator 2020
15:23
Telesport
back button

Nelson Semedo është përfshirë në listën e lojtarëve që do të duhet të largohen nga Barcelona gjatë kësaj vere (merkato mbaron me datën 5 tetor).

Siç është raportuar nga Sky Sport, Wolverhampton po lëviz me këmbëngulje për mbrojtësin portugez, por nuk është i gatshëm të ofrojë 50 milion euro të kërkuara nga klubi Blaugrana. Mund të gjendet një gjuhë e përbashkët për rreth 40 mln euro bashkë me bonuse.

Revolucioni vazhdon, veçanërisht në mbrojtje. Me largimin e mundshëm e Semedos te Wolverhampton, Blaugrana do të mendonte për talentin e Ajax Dest ose atë të Norwich Aarons si një alternativë në korsinë e djathtë.

Sipas raporteve nga “El Chiringuito”, paratë nga shitja e portugezit gjithashtu mund të investohen për të arritur te Eric Garcia për të cilin do të ishin gati 18 milion euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit