A rrezikohet Bylis-Tirana pas rastit me Covid-19? Reagon FSHF! Hetimi epidemologjik ka nisur

2 Qershor 2020
16:34
Telesport
back button

Frika te Bylisi për rastin e infektimit të Eridon Qardakut me koronavirus (në testin e parë të bërë ka rezultuar pozitiv) ka përhapur disi panik sa i përket zhvillimit të kampionatit shqiptar apo të ndeshjes ndaj Tiranës, por burime të sigurta pranë FSHF garantojnë për Telesport se “kampionati do të luhet rregullisht dhe se nuk do të kompromentohet aspak pasi protokolli i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e parashikonte këtë situatë dhe ecurinë e mëtejshme”.

Megjithatë, vetë sulmuesi shkodran, që e ka marrë virusin gjatë vizitës së tij në Shkodër për t’u trajtuar nga një dëmtim, shprehet se ndihet mirë fizikisht dhe se veç simptomave shumë të lehta, nuk ndjen asgjë shqetësuese.

Bylis, ndërkohë, pasi ka bërë tamponët, pret përgjigjet (do të dalin ditën e nesërme në mëngjes dhe do të bëhen edhe publike), teksa do t’i bëhet edhe një test i dytë futbollistit shkodran, për të parë dhe konfirmuar testin e parë ose hedhur poshtë pozitivitetin në tamponin e bërë ditën e djeshme. Pasi hetimi epidemologjik do të zbatohet, atëherë gjithçka do të vazhdojë rregullisht.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit