“A vlej 90 mln euro? Më paguani rrogën ashtu si duhet!” Lautaro Martinez tërbon Interin

11 Qershor 2021
17:58
Telesport
back button

Lautaro Martinez nuk rinovon! Vazhdon të humbasë kohë argjentinasi, që ka një akord me zikaltërit deri në 30 qershor 2023.

Interi i ka ofruar 4.5 milion euro në vit, por Martinez mendon se kjo shifër nuk i shkon për shtat një lojtari për të cilin klubi italian kërkon 90 milion euro për ta shitur. Duket sikur argjentinasi i ka kthyer drejtuesve pikërisht kështu: “Meritoj rrogë më të lartë!”

Pretendimet e sulmuesit janë që me kontratën e re të përfitojë 6 milion euro në sezon. Momentalisht bisedimet për rinovimin kanë ngecur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit