Abaraham: Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime

24 Gusht 2019
15:57
Denis Hakanaj
back button

Tammy Abraham, heroi i Chelsea-t në fitoren 3-2 të arritur kundër Norwich, ka komentuar paraqitjen e tij dhe të skuadrës.

“E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu. E kemi nisur ndeshjen mirë, sepse e dinim se duhet ta bënim. Pësuam gola, por e dinim se do të kishim më shumë raste”, ka thënë Abraham.

“Golat? Është një gjë që e kam ëndërruar gjithmonë. Të shënoj për klubin e fëmijërisë. Të luaj me ekipin e parë dhe të shënoj. Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën”.

“Fitorja e parë në kampionat? Nuk mund të them se është një lehtësim, por e dinim se duhej të fitonim. Dy ndeshjet e para të sezonin ishin të vështira. Erdhëm këtu të vetëdijshëm se na duheshin tri pikët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit