Abazaj i Kukësit, sulmuesi bëhet më i paguari i Superiores!

21 Gusht 2019
10:34
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Kristal Abazaj pritet vetëm të zyrtarizohet te skuadra e Kukësit. Akordi mes palëve është arritur, ndërsa dakord për transferimin e lojtarit në Shqipëri është dhe Anderlechti. Belgët nuk e llogarisin fare Abazajn dhe nuk janë marrë aspak as me gjetjen e një ekipi të ri për të duke ia lënë në dorë shqiptarit. 

Ish-lojtari i Luftëtarit dështoi të tregonte veten në Belgjikë, por dhe në Kroaci me Osijekun. Ai do të provojë të rigjejë veten sërish në kampionatin tonë me Kukësin. Lojtari është kthyer në më të paguarin e kampionatit shqiptar. Tropojani do të përfitojë 8 mijë euro në muaj, si askush tjetër në Superiore. 

Kukësi synon trofe dhe pritshmëritë për 23-vjeçarin janë të mëdha. Presidenti Safet Gjici është prej atyre që nuk kanë shumë durim, prandaj Abazaj duhet të tregojë se mund të bëjë diferencën 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit