Abazaj “peshkohet” nga Spanja

22 Janar 2019
10:03
back button

Mediat spanjolle dhe “voetbalnieuws.be” kanë hapur një tjetër pistë për Kristal Abazaj, largimi i të cilit nga ekipi po flitet gjithmonë e më shumë në median vendase. Shkak? Minutat në dispozicion. 

Ekipi i kategorisë së dytë spanjolle duket se ka nisur bisedimet më Anderlecht dhe Manchester United për të marrë talente të rinj që kanë nevojë të luajnë më shumë (kujtojmë që Abazaj ka luajtur vetëm 22 minuta me skuadrën e parë). 

Në listën e djemve që kanë nevojë për më tepër hapësirë është edhe shqiptari Kristal Abazaj, i shoqëruar nga Hannes Delcroix, Abdul Danté, Mohammed Dauda, Luka Adzic, Olivier Dhauholou and Sieben Deëael.

Cadiz (ekipi me të cilin mendohet se po bëhet marrëveshja), ndodhet në vendin e shtatë të renditjes dhe ende po lufton për t’u promovuar. Por kjo nuk është pista e vetme, pasi vetëm një ditë më parë mediat belge bën me dije se edhe ekipi Lokeren (që luan në elitë), kërkon të marrë shërbimet e shqiptarit. 

Largimi i tij nuk diskutohet, tani na ngelet të presim cilën nga alternativat do ta shohin më të arsyeshme, klubi dhe lojtari. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit