Abidal i jep të drejtë Messit, pas sherrit publik me kapitenin

21 Shkurt 2020
10:14
Alfred Lleshi
back button

Sekretari teknik i Barcelonës, Éric Abidal, e prezantoi nënshkrimin e ri, Martin Braithwaite si “një lojtar me mjaft përvojë, me karakteristika të ndryshme nga ato që kemi në sulm, që do të na sjellë gjëra shtesë, ngaqë ka shumë potencial”. Më tej, ai ka shtuar: “Ne si klub kemi shumë besim në talentin e tij, pasi do të japë një kontribut më të madh këtu. Me siguri do të jetë vendimtar për ne, edhe pse do të luajë vetëm në La Liga”.

Me këtë rast, Abidal u pyet në mënyrë të pashmangshme për marrëdhëniet e tij me Leo Messi, pas akuzave të ndërsjella publike. Ai u përgjigj: “Kam mësuar shumë gjëra gjatë ditëve të kaluara. Çështjet e brendshme duhet të zgjidhen brenda familjes dhe jo përmes mediave”. Sa i përket grupit të limituar të trajnerit Setién, me vetëm 17 lojtarë në dispozicion, Abidal shtoi:

“Jam i sigurt se kësi situate, Barcelona nuk e ka kaluar shumë shpesh. Ne nuk mund t’i mbajmë me zor lojtarët që duan të huazohen e luajnë rregullisht, siç është rasti me Aleñá. Sidoqoftë, besoj se kemi një skuadër, që mund të garojë si në La Liga, ashtu edhe në Champions. Ne, gjithashtu, kemi lojtarë të rinj të talentuar, të cilët Setién po i mbështet. Për gjithçka po mbajmë shënim, do të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit