Abidal nuk ka dyshime: Ja pse Setien është trajneri perfekt për Barçën!

14 Janar 2020
16:13
back button

Drejtori i Barcelonës, Eric Abidal foli përpara mediave mbi zgjedhjen e Quique Setin si trajner të ri të ekipit. Francezi u shpreh se zgjedhja e Setien është perfekte dhe shpjegoi gjithashtu arsyet. “Çdo trajner ka një plan, një mënyrë pune. Çdo trajner ka imazhin e tij, ka ADN-në e tij dhe ne zgjodhëm Quiquen për Barçën. Ai është këtu sepse kishte një projekt që vërtet na pëlqeu. Kemi besim te ky trajner dhe te stafi i tij. I respektojmë trajnerët e tjerë që folëm, por për klubin tonë Quique Setien është trajneri perfekt!”, përfundoi Abidal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit