Abidal “poshtëron” hollandezin, tregon pse De Ligt e refuzoi Barcelonën

18 Nëntor 2019
11:35
Alfred Lleshi
back button

Menaxheri i ekipit të Barcelonës, Eric Abidal, zbuloi në një intervistë për “Sport” se interesimi i katalanasve për Matthijs de Ligt gjatë verës nuk ishte vetëm konkret, por pati edhe kontakte të vërteta midis palëve. Përpjekja e kampionëve të Spanjës për të shtuar në radhët e veta, pas Frenkie de Jong, një tjetër yll të Ajax në merkaton e verës ishte më shumë se një ide e thjeshtë. Siç pohon Abidal, i cili aktualisht është pjesë e strukturave ekzekutive të Barcelonës, ishte vetë De Ligt, ai që kundërshtoi destinacionin katalanas, duke zgjedhur Torinon dhe bardhezinjtë:

“De Ligt nuk donte të vinte. Ai më dha përshtypjen se ka ndryshuar vizionin e të parit të gjërave. Holandezi vinte kusht që të luante, patjetër të luante rregullisht. Mirëpo, këtu te Barcelona nuk e ka askush vendin të garantuar në formacion. Unë nuk e di nëse vërtet kishte dëshirë për të ardhur këtu. Mendoj se jo, ngaqë garanci për vendin në formacion nuk i jepnim dot, ndaj shkoi te Juve”.

Sipas ish-mbrojtësit francez, zgjedhja e mbrojtësit holandez të datëlindjes 1999 për të zgjedhur Juventusin u ndikua nga disa garanci për të luajtur atje, çka Barcelona nuk ia ofroi. Edhe në klubin e Juventusit, megjithatë, paraqitjet e De Ligt në këtë pikë të sezonit nuk kanë qenë fort bindëse. Nëse Giorgio Chiellini nuk do të pësonte dëmtim, vështirë të luante startues në qendër të mbrojtjes bardhezi, përkrah Bonucci.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit