ABISSNET SUPERIORE | Laçi shtyn festën e Tiranës, Partizani zhyt Dinamon drejt rënies nga kategoria (Renditja)

29 Prill 2022
18:51
Telesport
back button

Laçi mori një fitore minimale 1-0 përballë Tiranës, ku goli i shënuar nga Guindo do t’i jepte 3 pikë të rëndësishme vendasve për vendin e dytë, ndërsa bardheblutë “shtyjnë” keshtu festën e titullit. Takimi nisi më mirë për kryeqytetasit të cilët që në minutat e para kërcënuan portën e Dajsinanit, por pa mundur ta mposhtin gardianin kurbinas.

Vendasit do të përgjigjeshin me gol në minutën e 13 me të zakonshmin Guindo që tund rrjetën e Visaj Bekaj. 1-0 për bardhezintë e Shpëtim Duros të cilët shënuan një gol spektakolar duke “shtangur” kryesuesit e kampionatit.

Guindo provoi të shënonte edhe golin e dytë, por nuk ia doli të mposhte Bekajn, pasi gardiani i bardhebluve është i vëmendshëm. Në pjesën e dytë miqtë provuan të gjenin golin e barazimit me Hotin, Gjumsin dhe Seferin por nuk finalizuan si duhet.

Sakaq, fitorja e sotme ndaj Dinamos i ka siguruar Partizanit vendin e tretë në renditjen e Abissnet Superiore, ndërsa “blutë” vijojnë të vuajnë dhe t’i afrohen Kategorisë së Parë gjithmonë e më shumë. Derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për raundin e 31-të të kampionatit, u mbyll me rezultatin 3-1.

Një prekje e topit me dorë nga Massanga Matondo, lojtari i Partizanit mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga fusha e lojës dhe duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës. Pas 2 golave te Partizanit, Dinamo reagoi me ate penallti te akorduar.

Ne fund, Cara shenoi edhe golin e trete. Partizani shkon 46 pike, ndersa Dinamo vijon të vuajë, duke qëndruar në vend të nëntë me 23 pikë dhe njëkohësisht çdo javë e më shumë afrohet me rrëzimin nga elita e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit