Abraham, i papërmbajtshëm në Serie A: rekord i ri pas 60 vitesh

21 Maj 2022
17:25
Denis Hakanaj
back button

Tammy Abraham e ka mbyllur në mënyrë e duhur kampionatin e tij të parë në Itali:  dy gola në fitoren 0-3 kundër Torino-s dhe 17 gola në total në Serinë A. Për sulmuesin verdhekuq bëhet fjalë për një rekord.

Ish-lojtari i Chelsea-t, në fakt, është bërë futbollisti më i mirë anglez për numrin e golave të shënuar në një sezon të vetëm të Serie A.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Gerry Hitchens, që në sezonin 1961/62 ka realizuar 16 gola në 34 ndeshje të luajtura me fanellën e Inter-it.

Edhe për sulmuesin zikaltër ka qenë sezoni i parë në Itali pasi është rritur si futbollist në Angli. Kështu, Abraham ka fiksuar një rekord që rezistonte prej gjashtëdhjetë vitesh.

Numri 9 i Roma-s ka realizuar 26 gola në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe shpresa e Mourinho-s dhe e tifozëve është që ta përmirësojë këtë ecuri të mërkurën e ardhshme në finalen e Conference League kundër Feyenoord në Tiranë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit