Abraham, syri i mirëkuptimit me Mourinhon po bën namin në rrjetet sociale (pamjet)

26 Maj 2022
8:13
Alfred Lleshi
back button

Në momentin vendimtar të ndeshjes, sulmuesi anglez fitoi me përvojë një faull të çmuar pranë pankinës verdhekuqe dhe, nga toka i shtrirë, anglezi i shkel syrin trajnerit të tij.

Mirëkuptim i qartë me trajnerin e tij për të bërë pak si i dëmtuar, për ta vonuar lojën në minutat e fundit dhe mbajtur në fuqi avantazhin 1-0, falë të cilit Roma triumfoi në “Arena Kombëtare”, duke siguruar trofeun e parë pas 14 vitesh.

Nga ana e tij, Jose Mourinho i përlot sepse u bë trajneri i parë në histori që fiton të gjitha kompeticionet europiane të futbollit: Champions League, Liga e Europës dhe “Conference League”. Në këtë të fundit triumfoi qysh në edicionin e parë. Me siguri, Tirana do të mbetet një “stacion” i paharrueshëm në karrierën e “Special One”.

Nga ana e tij, trajneri portugez nuk i ka përmbajtur dot emocionet, teksa ka shpërthyer në lot në intervistën e dhënë për “Sky Sport”, pas ndeshjes: “Ka shumë gjëra që më kalojnë në kokë. Shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kam vetëm 11 muaj në Romë dhe e kuptoni menjëherë se pas 11 muajsh ndodh kjo.

Siç u thashë djemve në Torino, bëmë çfarë duhet të bënim atje. Sot nuk është punë për t’u bërë, është histori. Kemi shkruar historinë. Ishte një kompeticion për të cilin që nga fillimi kishim ndjesinë se ishte e mundur ta fitonim, por ngadalë u bë më i fortë se Europa League. Ishte një kompeticion i vështirë, të cilin e synonim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit