Abramovich dhe “Banditi” me vlerë 74 milionë euro (foto)

20 Maj 2020
21:44
Denis Hakanaj
back button

Nuk do të ketë probleme hapësirash Roman Abramovich në avionin e tij privat super luksoz prej 66 milionë sterlinash, pothuajse 74 milionë euro.

Pronari i Chelsea-t nuk është kursyer në 2004-ën kur ka blerë ER Boeing 767-33A të personalizuar dhe të mbiquajtur “Banditi” (pasuria e tij është 10 miliardë euro).

Përveçse ka një sallë banketesh që mund të presë deri në 300 persona, avioni personal i Abramovich ka në bord një kuzhinë, një zyrë dhe një dhomë gjumi martesore.

“Banditi” është i mobiluar me metale të çmuar dhe dru të çmuar. Ka edhe të njëjtin sistem sigurie si Air Force One i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka të instaluar edhe një sistem anti-balistik me vlerë 1,5 milionë sterlina që është projektuar të pengojë çdo raketë që mund të lëshohet drejt avionit.

Në të vërtetë, Abramovich ka edhe dy avionë të tjerë: një Boeing 767-300 me vlerë mbi 60 milionë euro dhe një 767-700 me vlerë 67 milionë. Këto dy avionë kanë salla konferencash dhe dhoma gjumi, edhe pse nuk janë hi-tech si “Banditi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit