“Abramovich do më dërgonte në Siberi me këtë renditje”, – ish-trajneri i Chelseas thumbon Lampard

30 Korrik 2020
20:53
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Chelseas, Avram Grant, ka folur në lidhje me sezonin e bluve të Londrës dhe vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. Ai kujton se nëse ekipi i tij do të kishte dalë i katërti do të quhej dështim, madje nëse do të guxonte ta shiste si sukses te Roman Abramovich, ky i fundit do ta çonte në Siberi.

Nëse do t’i thoja Roman Abramovic disa vite më parë se vendi i katërt do të ishte mirë për të, ndoshta ai do të më çonte mua në Siberi. Duke parë situatën, mendoj se është rezultat i mirë. 

“Për Frank Lampard mendoj se është një arritje e madhe“, – tha Grant për Stats Perform. Chelsea e mbylli kampionatin në vend të katërt duke arritur të kualifikohet në Champions League. Blutë e Londrës mund ta konsiderojnë të suksesshëm faktin që u kualifikuan për Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit