“Kjo është historia e pasionit”, Milani me video emocionuese për 120 vjetorin (VIDEO)

2 Dhjetor 2019
15:36
back button

“Kjo është historia e flamurit tonë, e krenarisë tonë, pasionit dhe elegancës. E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Ky është AC Milan”… Me këtë postim, shoqëruar nga një video me koment në anglisht, klubi i Milanit përgatitet për 120 vjetorin e themelimit, që do të jetë në datën 16 dhjetor 2019, kur më shumë se një shekull më parë, në Milano, u themelua klubi kuqezi, me thënien e Herbert Kilpin.

“Do të jemi një skuadër djajsh. Ngjyrat tona do të jenë të kuqe si zjarri dhe të zeza si frika që do t’i fusim kundërshtarëve tanë”. Me këtë fjali, anglezi që ishte bashkëthemeluesi dhe trajneri i parë, i dha jetë një klubi ndër më të famshmit në historinë e topit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit