Acarohet situata te Partizani, menaxheri i Asanit del kundër Lerdës

6 Tetor 2019
12:55
back button

Sulmuesi Jasir Asani nga një lider është kthyer në një lojtar stoli te skuadra e Partizanit. Shqiptari i Maqedonisë e nisi si titullar sfidën e djeshme ndaj Teutës, por me daljen me karton të kuq të Romeros, trajneri Lerda ndërhyri dhe e largoi për të aktivizuar Bruno Telushin.

Ky ndërrim ka sjellë irritimin e menaxherit të tij, Alexandër Jovkov, i cili ka reaguar për zëvendësimin e shpejtë të lojtarit të tij. “Franko Lerda, të jam mirënjohës për gjithçka që bëre për Asanin, për 30-40 minuta gjatë ndeshjes. 

“Ai ishte një nga liderët e Partizanit, të cilët u shpallën kampionë, pa ty në krye të pankinës. Shpresoj ta kesh kuptuar se ke shkatërruar gjithçka që u ndërtua me shpirt e zemër. Të lumtë!”, – shkruan ai me ironi në “Facebook”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit