Acerbi sulmon Taren: Situatë shqetësuese, kështu nuk do të rinovoj

7 Shtator 2020
8:59
Alfred Lleshi
back button

Në dy sezonet e fundit, ai ka qenë një nga shtyllat e Lazio, por rruga e qëndrimit te bardhekaltrit mund të ketë qenë më e përpjetë se sa pritej. Francesco Acerbi është i lidhur kontraktualisht me klubin kryeqytetas deri më 2023. Megjithëse përfundimi i saj është shumë larg, në muajt e fundit ka pasur këmbëngulje nër rritje për një rinovim të mundshëm.

Takimet e para mes palëve dukshëm nuk kanë dhënë rezultatet e shpresuara, por për ta nxehur situatën kanë shërbyer disa zëra që qarkullojnë kohët e fundit, të cilët mbrojtësi nuk i pëlqente aspak. Acerbi, duke folur me “Rai” nga grumbullimi i ekipit kombëtar, jo vetëm që nuk e fshehu zhgënjimin, por gjithashtu përdori fjalë shumë të ashpra ndaj klubit të tij. Fjalë këto që indirekt shkojnë në adresë të Igli Tares, drejtorit sportiv, që merret me merkaton e bardhekaltërve:

“Kam lexuar gjëra që nuk janë të vërteta, si për shifrat e kërkuara, ashtu edhe për ato të ofruara. Gjërat bëhen në vendet e duhura dhe jo nëpër gazeta. Besoj se gjithmonë kam treguar respekt për klubin dhe pres që të respektohen minimalisht prej tij. Ose të paktën të flitet për gjërat e caktuara në vendet e duhura. Më shqetëson, nëse ky është qëndrimi i klubit dhe, nëse vazhdojnë kështu, mbase rinovimi nuk do të jetë më në kokën time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit