Adani “thumbon” Pirlon: Do të bëhesh trajneri real i Juventusit për dy-tri vite

26 Janar 2021
8:59
Alfred Lleshi
back button

Dje futbollist, sot trajner i Juventusit. Pa rrugë të mesme. Andrea Pirlo duhej të ishte trajner i ekipit të Juventusit U-23, por në vend të kësaj e nisi me hapin e madh. Ndoshta pak i nxituar, siç pretendon Lele Adani. Komentuesi i “Sky Sport” mori pjesë në një “Twitch” direkt në “Bobo Tv”. Drejtuesi Christian Vieri, më pas miqtë Nicola Ventola dhe Antonio Cassano, të bashkuar me Fabio Cannavaro. Shumë tema të mbuluara. Midis këtyre, edhe triumfi i Hernan Crespo, i cili të shtunën në mbrëmje fitoi “Copa Sudamericana” me Defensa y Justicia. Nuk mungoi krahasim mes ish-qendërsulmuesit dhe Pirlos.

“Crespo ka pasur disa hapa, – janë fjalët e Adanit. – Ai u detyrua t’i hedhë ato dhe e bëri me përulësi dhe dëshirë për të mësuar. Unë vlerësoj njerëzit që bëjnë si Fabio. Miku ynë, Andrea, e dimë se çfarë mendje e hapur dhe e evoluar është; ai ka potencial, Zoti na ruajt. Është një sfidë interesante dhe e mirë, që ai po e jeton. Por, që të bëhet me të vërtetë trajner i Juventusit, atij i duhen dy ose tri vite. Dhe është e drejtë që ai ka mundësi të gabojë”.

Me pak fjalë, gjithçka mund të përmblidhet në një fjalë: koha. Juventusi do të duhet ta pranojë Pirlon edhe me momente vështirësie, të cilat nuk munguan në fillim të sezonit. Ashtu siç kishte mbrëmje të shkëlqyera, si ato ndaj Barcelonës dhe Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit