Adriano, i dehur në rrugët e Rios. Videoja përçan internetin

14 Korrik 2020
16:09
Denis Hakanaj
back button

Coronavirus vazhdon të shkaktojë viktima në Brazil, por ka nga ata që vazhdojnë të festojnë sikur asgjë të mos ketë ndryshuar. Njëri prej tyre është Adriano, ish-sulmuesi i Inter-it dhe i Seleçaos.

“Perandori” është filmuar në gjendje të dehur të dielën e kaluar gjatë një feste të organizuar në Vila de Penha, një nga favelat e Rio de Janeiro.

Video, që është publikuar në Twitter, është brë virale. Imazhet janë të qarta: Adriano shfaqet duke u mbajtur nga një shok dhe duket qartë se ish-sulmuesi zikaltër është në gjendje të dehur.

Videoja ka bërë të shpërthejë zemërimi në botën e internetit: disa e kanë ndëshkuar sjelljen e brazilianit, që ka marrë pjesë në një grupim gjatë një periudhe kaq delikate si ajo që po kalon vendi.

Por ka edhe nga ata që e mbrojnë, duke thënë se ish-sulmuesi ka të gjithë të drejtën të jetojë jetën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit