Afrikani që shkroi historinë e Xhiros, dëmtohet me tapën e shampanjës dhe tërhiqet (video)

18 Maj 2022
8:21
Telesport
back button

Çiklisti 22-vjeçar nga Eritrea, Biniam Girmay, ka shkruar historinë e Xhiros së Italisë, duke u bërë afrikani i parë që fiton një etapë në turneun italian të biçikletës. Gjithsesi, ai nuk e ka shijuar shumë gjatë këtë sukses, pasi 12 orë pas triumfit ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Motivi? Një incident që pati në momentin e ceremonisë. Kur po hapte shampanjën, ndoshta i pamësuar me të tilla situata, tapa e goditi fort në syrin e majtë, duke krijuar mjaft probleme. Girmay vijoi ceremoninë me një sy hapur e një mbyllur, por situata ka qenë shumë problematike.

Çiklisti ka shkuar për mjekim në spitalin e Jesi dhe është marrë vendimi që ai të tërhiqet. Për fat të mirë, syri nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, por ai mbante një fashë mbi sy, çka e bën të pamundur vijimin e turneut. Zhgënjim i madh për çiklistin afrikan, që debutonte në Xhiron e Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit