Afrimi i radhës te Partizani, “zyrtarizohet” nga mediet e huaja

23 Janar 2019
10:48
Eraldo Harlicaj
back button

Dilaver Duka është lojtari më i ri i Partizanit dhe një lajm i tillë zë vend dhe në mediumet përtej Atlantikut. Daily Record i ka kushtuar një artikull kalimit të lojtarit nga futbolli amerikan në Shqipëri, aty ku ekipi kryesues do t'i ofrojë një kontratë të mirë. 

29-vjeçari nga Montville ka nënshkruar me Partizani një kontratë prej një viti e gjysmë. Ai kaloi provën me sukses dhe ishte një nga dëshirat e trajnerit Skënder Gega. Në artikullin dedikuar Dukës vihet në dukje dhe fakti që numri një i stolit të "demave" ka një karrierë dhe në SHBA, pasi ka qenë zëvendëstrajner i ekipit U-17 të femrave të këtij shtetit dhe Seton Hall University. 

Duka ishte shumë pranë Partizanit dhe në verë, por lindja e dy binjakëve të tij bëri që transferimi të mbetej në letër. Futbollisti është gati tashmë dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të trajnerit Skënder Gega. Ende nuk është në 100% e formës së tij, por shumë shpejt pritet të marrë minutat e para të lojës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit