Afrimi i ri dëmtohet pa zbritur në fushë, Tirana krejtësisht e pafat

13 Korrik 2019
19:56
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana prezantoi para pak ditësh sulmuesin Ismael Dunga. Ky i fundit la ekipin e Luftëtarit për të rivalizuar me Michael Ngoo-në për vendin e titullarit. 

Aventura e shtatlartit ka nisur shumë keq me bardheblutë, pasi keniani është dëmtuar. Ai po punon i diferencuar nën kujdesin e stafit mjekësor. 

Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Ardian Mema dhe presidentin Refik Halili. Ky i fundit kërkon me ngulm fitimin e titullit kampion, ose të paktën të rivalizojë për trofeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit