Afron debutimi titullar i Muriqit? Inzaghi jep mesazhin

23 Tetor 2020
17:04
Telesport
back button

Vedat Muriqi është gati të luajë nga minuta e parë. Ai që e thotë këtë, gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Bolonga-s, është trajneri i Lazios, Simone Inzaghi:

“Mendoj kështu, në sulm jam me fat që i kam të gjithë në dispozicion. Muriqi dhe Caicedo të martën e ndihmuan shumë ekipin. Është gjithashtu e rëndësishme se kush hyn gjatë ndeshjes në vazhdim.

Immobile dhe Correa ishin të jashtëzakonshëm, dy të tjerët bënë të njëjtën gjë kur hynë. Do të shoh stërvitjen e sotme, unë do të vendos pas seancës se kush do të luajë nga fillimi dhe kush do të hyjë më vonë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit