AFRON LARGIMI: Gareth Bale te Tottenham! Zbulohen detajet

17 Shtator 2020
14:28
Telesport
back button

Gareth Bale, një hap larg kthimit te Tottenham. Sulmuesi uellsian është gati të largohet nga Real Madrid dhe konfirmimi erdhi direkt nga agjenti i tij, Jonathan Barnett, i pyetur nga agjencia e lajmeve AFP:

“Ne jemi duke u afruar dhe besoj se kjo marrëveshje do të finalizohet brenda një jave”, tha ai. Rreth 20 milionë euro do të hyjnë në arkat e Real Madrid për kartonin e uellsianit. Sakaq, pritet që ai të firmosë për 2-3 vite me “Spurs”, duke gjetur aty Jose Mourinho.

Dy vitet e fundit, aventura e uellsianit në Madrid ka qenë mes golfit dhe tribunës, teksa fushën e ka parë shumë pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit