AFRON SUPERAKORDI: Dortmund-Manchester, 120 mln euro për Sancho! Vëllai i Lichtsteiner sekseri

5 Gusht 2020
15:06
Telesport
back button

Jadon Sancho është gati për vizitat mjekësore dhe për të veshur fanelën e Manchester United. Negociatat mes palëve kanë ditë që vazhdojnë dhe mund të vijë fundi i lumtur së shpejti, sipas asaj që raportohet si në Angli, ashtu edhe në Gjermani.

“Bild” ka mësuar edhe detajet e para ekonomike: Dortmund pritet të arkëtojë 70 milion euro tani, plus edhe dy këste të tjera që do të jenë 30 mln euro në vitin 2021 dhe 20 mln euro në 2022.

Marco Lichtsteiner su Stephan Lichtsteiner - Calciomercato

Një marrëveshje ëndrrash për verdhezinjtë. Ndërmjetësi ose sekseri i kësaj tratative të fortë është Marco Lichtsteiner, vëllai i ish-mbrojtësit të Juventusit dhe Zvicrës.

Për talentin anglez, i rritur te Manchester City dhe i shitur vite me parë për 8 mln euro të Dortmund, gati një kontratë super e pasur me më shumë se 300 mijë sterlina në javë, për 5 vitet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit