Agjenti i Bale zbulon objektivin e uellsianit: “Po pret vetëm atë gjë me padurim…”

19 Tetor 2021
0:34
Telesport
back button

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, foli për vështirësitë që lojtari i tij ka kaluar vitet e fundit, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të këqija me Zinedine Zidane, ish -trajner i Real Madridit:

“Vitet e fundit ai ka munguar nga lëndimet dhe shumë keqkuptime me Zidane. Tani Carlo Ancelotti është rikthyer në krye të Real Madridit, shumë keq që ka thyer tendinen e gjurit. Ka një rrugë të gjatë drejt rikuperimit”, tha ai për Mirror, para se të pranonte se

“Qëllimi kryesor i Bale është i qartë: Do të ishte një ëndërr për të që të ishte në gjendje të merrte pjesë në një finale të Kupës së Botës me Uellsin. Kjo është gjëja më e rëndësishme për atë tani, mendoj”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit