Agjenti i lojtarit të Inter nuk përmbahet: “E masakruan pas derbit, nuk i kuptoj tifozët!”

13 Shkurt 2020
16:10
back button

Interi vuan mungesën e kapitenit Handanovic dhe në vendin e tij luan Padelli. Ky i fundit ishte titullar në derbi dhe në sfidën ndaj Napolit në Kupë. Pikërisht ndeshja ndaj Milanit nuk shkoi dhe aq mirë për italianin, i cili u akuzua si fajtor në dy golat e kuqezinjve.

Në një intervistë për “Radio Marte”, agjenti i Padellit ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk e kupton këtë masakrimin që i është bërë portierit, kur në të vërtetë ai nuk kishte faj te goli i parë, ndërsa te i dyti diçka më ndryshe.

“Pas derbit ai u masakrua. Nuk kishte asnjë përgjegjësi në golin e parë të Milanit, ndërsa te goli i dyti mund edhe të kishte bërë më mirë. Ai e di që nuk është një fenomen, por nuk më pëlqen që të masakrohet në një mënyrë të tillë, nuk i kuptoj tifozët. Viviano? Nëse vjen Viviano do të jetë një përforcim për Padellin, nëse Handanovic mungon akoma më shumë”, përfundoi Silvano Martina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit