Agjenti i polakut: Bayerni është e shkuara e Lewandowski, na kërkoi 120 milionë euro

23 Maj 2022
11:56
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski dhe Bayern Munich pranë lamtumirës? Skenar padyshim i mundshëm sipas vullnetit të qendërsulmuesit polak, i cili siç konfirmoi agjenti i tij Pini Zahavi në “Bild”, do të kishte shprehur dëshirën për të provuar një përvojë të re profesionale.

Në përmbledhje, shumë përshëndetje për Mynihun dhe një fazë të re në tokën katalanase, ku do ta priste Barcelona e Xavit. Fjalët e agjentit të numrit 9 bavarez, megjithatë vetëm sa e vërtetojnë këtë:

“Roberti dëshiron të largohet nga Bayerni pas tetë sezonesh së bashku dhe në rrjedhën e të cilave ai dha gjithçka për këtë klub. Në moshën 34-vjeçare ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij të përjetshme për të veshur fanellën e ekipit që gjithmonë e ka ëndërruar”.

Zahavi më pas zbuloi detajet e takimit të fundit të mbajtur në Mynih në prani të Oliver Kahn, CEO i klubit dhe Hasan Salihamidzic: “I pyeta se çfarë mendonin për mundësinë e zgjatjes së kontratës së Robertit dhe mezi mora një përgjigje të qartë. Kështu që në fund të takimit kërkova ta linin të largohej në verë. Përgjigja e tyre ishte: Nuk duam ta shesim, por nëse na sillni një ofertë prej 120 milionësh, mund të flasim për këtë”.

Kontrata e lojtarit do të skadojë automatikisht më 30 qershor 2023, pra në pak më shumë se një vit: “Sigurisht që Bayerni ka çdo të drejtë ta mbajë atë edhe për një sezon, sepse Robert ka kontratë deri në vitin 2023. Megjithatë, është një lëvizje që nuk ia rekomandoj Bayernit, sepse për Robertin, Bayerni është tashmë e kaluara”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit