Agjenti zbulon prapaskenat: Hakimi do të kthehet te Reali, por ja pse nuk u transferua te Napoli!

4 Qershor 2020
16:05
Telesport

Në fund të këtij sezoni, mbrojtësi i djathtë në huazim te Borussia Dortmund prej verës së vitit 2018, Achraf Hakimi do të kthehet te Real Madrid.

Ai që e konfirmon këtë është agjenti i mbrojtësit që po shkëlqen. Alejandro Camano në intervistën për “Radio Kiss Napoli” ka rrëfyer edhe një prapaskenë kur Hakimi ishte pranë shitjes te Napoli dhe drejtori sportiv Giuntoli ishte interesuar.

Calciomercato Real Madrid, Hakimi va in prestito al Borussia ...

“Bisedova direkt me Giuntoli, por u mendua se djaloshi ishte shumë i ri dhe se te një ekip si Napoli mund të vuante presionin. Pastaj bëri dy vite të jashtëzakonshme: tani do të kthehet te Reali dhe në të ardhmen nuk i dihet se si shkojnë punët”.

Hakimi është vetëm 21 vjeç dhe ka shënuar deri tani 5 gola dhe dhuruar 10 asist në 29 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit