Agjenti zbulon të ardhmen e Buffon, pas tërheqjes: Te Juventusi? Përse jo…

8 Korrik 2020
14:33
Alfred Lleshi
back button

Ish portieri dhe tani menaxher i Gigi Buffon, Silvano Martina, komentoi në “Radio Kiss Kiss Napoli” performancat e dy portierëve italianë, Meret dhe Perin: “Të dy janë lojtarë të rëndësishëm. Një herë fola me Gigi di Meret dhe ai më tha që Alex do të bëhet një nga portierët më të mirë në Itali. Dhe të mos harrojmë Gigio Donnarumma; në nivelin fizik ai është një kampion i madh. Koha do të na tregojë gjithçka.

Donnarumma dhe Meret do të jenë portierët e kombëtares italiane të së ardhmes, mendoj se ata janë dy portierët më premtues në futbollin italian, tani për tani. Perin, nga ana tjetër, është një siguri. Shkolla italiane e portierëve është gjithmonë një nga më të mirat në botë. E pashë Meret me të rinjtë e Udinese, disa kohë më parë, dhe u mahnita shumë prej tij”.

Për ta mbyllur me Buffon, i cili sapo ka kapërcyer Paolo Maldini në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e Serie A: “Sipas mendimit tim, pasi të dalë në pension, Gigi duhet të fillojë stërvitjen (trajningun). Ai e kupton futbollin dhe ka përvojën e duhur për të menaxhuar çdo dhomë zhveshjesh. Trajner i Juves? Po, për mua mund ta bënte. Ajo që e bën atë të ndryshëm nga portierët e tjerë është se thjeshton gjithçka, është dhurata e tij e natyrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit