Agnelli: Allegri në histori, largimin e vendosëm së bashku!

18 Maj 2019
14:46
Eraldo Harlicaj
back button

Një largim xhentëllmenësh! Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe trajneri Massilimiano Allegri, kanë dalë përpara mediave së bashku duke i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit në zyrën e konferencave për shtyp të Juventusit. 

Presidenti mori fjalën dhe lavdëroi pa masë Allegrin për sukseset e arritura me "Zonjën e Vjetër". "Jam i lumtur që shoh të gjithë skuadrën këtu. Nuk dua asnjë pyetje për trajnerin e ri, por kam ardhur për të nderuar Allegrin. Një trajner që shkroi historinë me Juventusin. Allegri ka arritur shumë suksese dhe kanë qenë 5 vite të magjishme për mua". 

Numri një i klubit foli dhe në lidhje me deklaratën e tij pas eliminimit me Ajaxin që garantoi qëndrimin e Allegrit. "Kur thashë pas largimit nga Championsi se Allegri do të qëndrojë kam qenë krejtësisht i sinqertë, pavarësisht se kam lexuar shumë 'komplote' në media. Më pas reflektuam dhe analizuam gjithçka si grup, si shoqëri dhe vendosëm së bashku me trajnerin. Nuk ishte e lehtë të kuptoje se ishte koha për të mbyllur një cikël 5-vjeçar", – tha numri një i "Zonjës së Vjetër". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit