Aguero dhe mesazhi për Messi-n: “Shpërtheu në të qeshura dhe më tha…”

9 Qershor 2023
15:02
Denis Hakanaj
back button

Sergio Aguero ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me përshtypjet e para të Lionel Messi-t tashmë si një lojtar i Inter Miami.

Pleshti do të luajë në MLS te skuadra e David Beckham dhe duket se i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e tij. Konfirmimi, siç u tha, ka ardhur nga Kun, mik i ngushtë i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Duke folur për ESPN, Aguero ka rrëfyer se i ka dërguar një mesazh Messi-t dhe se ka marrë si përgjigjë të qeshura dhe një objektiv të deklaruar.

MESAZHI – “Kam folur me Messi-n. I kam dërguar një mesazh me një screenshot të renditjes së Konferencës së Lindjes (Inter Miami është në vendin e fundit me 15 pikë).

“I kam thënë ‘Skuadra jote është larg. Duhet të ngjitesh të paktën në vendin e tetë ose të nëntë’. Ai ka shpërthyer në të qeshura dhe më ka thënë: ‘Duhet të shkojmë në playoff'”.

Me pakn fjalë, Messi ka filluar të flasë që tani si një futbollist i Inter Miami dhe edhe për objektivat e skuadrës duke konfirmuar se e ka akoma mentalitetin fitues. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit