Aguero kualifikoi Man.City me gol të parregullt, kjo është prova! Ku ishte VAR?

16 Mars 2019
21:22
back button

Manchester City fitoi me përmbysje ndaj Swansea me rezultatin 3-2 në përballjen e vlefshme për FA Cup, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, por ai gol i fitores duhej anulluar. Sergio Aguero shënoi me kokë golin e tretë për “Qytetarët” vetëm pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke eliminuar Swansea.

Ishte Swansea që kryesonte me rezultatin 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Premier League, përpara se trajneri Pep Guardiola të niste përmbysjen e madhe. Gjithsesi, Aguero duhet ta quajë veten e tij me fat, për faktin që arbitri anësor nuk ngriti flamurin në golin që i dha kualifikimin skuadrës së “Qytetarve” në “Liberty Stadium”.

Sikure dëshmojnë fotot televizive nga “BT Sport”, Aguero ishte dukshëm në pozicion jashtë loje në momentin kur mbërriti krosimi që i shërbeu atë top të dërguar më pas në rrjetë, për golin e triumfit. Një gafë që i shpëtoi asistentit të arbitrit, por gjithashtu nuk u vlerësua as nga VAR që nuk u përdor fare në ndeshje.

Në fakt VAR është përdorur këtë sezon në FA Cup, por jo në të gjitha ndeshjet. Stadiumi i skuadrës së Swansea nuk kishte të instaluar teknologjinë e VAR. Ndërkohë, në përballjet mes Watford ndaj Crystal Palace dhe Wolves ndaj Manchester United, disponohej VAR.

Kamerat e VAR janë të instaluara në të gjitha stadiumet e Premier League, kështu që teknologjia është përdorur gjatë ndeshjeve të FA Cup. Tashmë, Manchester City është në gjysmëfinale, falë edhe mungesës së VAR në ndeshjen ndaj Swansea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit