Agustin Kola: Tirana nuk ka shitur kurrë ndeshje, vë dorën në zjarr. Ka ndodhur që ka lënë për miqësi…

8 Korrik 2020
17:50
Telesport
back button

Legjenda e Tiranës, Agustin Kola, mbron klubin dhe presidentin Halili nga akuzat për trukim në sfidën e Kupës së Shqipërisë, përballë Bylis. Në një intervistë të dhënë për “ABC Neës”, ish-mesfushori flet hapur, ashtu emocional si është dhe pa u fshehur…

“Mua më vjen keq për disa… Riti asnjëherë nuk shet ndeshje. E kam thënë dhe them. Më vjen keq për të dhe iu them të mos merret me ambientin jashtë, mos të merret me këta që flasin. Kështu e kanë sulmuar edhe në kohën tonë Tiranën, me gjëra të tjera. Tani e sulmojnë me këto. Për Tiranën i vë duart në zjarr. Tirana ka lënë ndeshje për miqësi, por jo për lek”.

Kola ka disa fjalë edhe për ata që thotë se nuk duhet të dalin e të akuzojnë. “Futbolli ynë, nga viti 90 e këtej ka pasur shumë problemë. Kanë qenë protagonistë shumë lojtarë që sot dalin e flasin nëpër media. Le t’i bien troç. Ua them edhe me emra. Le të ulen të flasin me mua, Dabulla, Patushi apo edhe të tjerë”.

Kola mbetet me besim të plotë për titullin: “Tiranën e shoh kampion, nuk është turp të të mundë Kukësi. Ata kanë një ekip perfekt. Shoh që njerëzit flasin për atë që ndodhi me Bylisin dhe thonë që “jo Tirana nuk merr kampionatin, jo Tirana kështu, jo Tirana ashtu”. Tirana ka një ekip në ngritje. Derbi është derbi. Kur kemi qenë ne mirë, na kanë mundur ata. Ka ndodhur edhe e kundërta”.

Në fund, ish-legjenda këshillon Egbo: “Ka merita, por të mos merret me racizmin. Unë kam luajtur vetë te Tirana dhe Egbo e di. Tiranasit janë një çik racistë, edhe sot më thonë malok. Babai më ka lindur këtu, sikurse edhe të tjerët. Prandaj mos të merret me këto punë, por të merret me ekipin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit