Ahmataj i jep merita Memës, tregon filozofinë e re dhe problemet e grupit

27 Tetor 2019
15:05
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Julian Ahmataj ka folur në lidhje me fitoren e parë te skuadra e Tiranës. Ai shfaqet mjaft i kënaqur, por mendon se skuadra e tij mund të bëjë më mirë.

Fitorja – “Dua të falenderoj ish-trajnerin Mema. Është një mik i mirë dhe ka lënë një skuadër cilësore. Ne kemi objektiva madhorë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”.

Të rinjtë – “Lojtarët e rinj duhet të marrin besim. Trajnerët duhet t’i besojnë djemve të rinj, pasi janë e ardhmja e klubit. Duhet të shesim dhe futbollistë”. 

Hasani – “Nuk mund të vlerësoj asnjë futbollistë me dy ditë stërvitje. Nuk kam aktivizuar futbollistë që kishin dy ndeshje radhazi që luanin. Lodhja bën të veten, pasi kishin luajtur 3 ndeshje për 1 javë”.  

Problemet – “Ta ndjekësh nga jashtë është tjetër gjë dhe nga brenda, tjetër gjë. Skuadrën e mbajmë të gjatë dhe duhen përmirësuar. Do të mundohemi të përmirësohemi nga java në javë. Skuadra ka shumë kualitet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit