Ahmataj: Nuk kam një shpjegim për këto gabime

7 Dhjetor 2019
18:49
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Kukësi.

“Dëmtimet na penalizuan, sepse nuk bënim dot ndërhyrje të tjera në formacion, duke parë se duhej të prisnim para se të bënim një zëvendësim të tretë. Të humbësh dy lojtarë të rëndësishëm, është shumë”, ka thënë Ahmataj për emisionin “Gol pas Goli”.

“Është e qartë se po e vuajmë presionin e rezultatit. Gjithçka shkon mirë në minutat e para, më pas çdo gjë shpërbëhet. Kjo edhe për shkak të mungesave. Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe nuk janë stërvitur plotësisht dhe kjo ndikon në ndeshje”.

“Torasa? Është e vërtetë se një lojtar me aq eksperiencë nuk mund të jetë aq i nxituar brenda 16 metrave. Nuk jap dot një shpjegim për gabimet që kemi bërë. Janë çështje perceptimi të lojtarëve”.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit