Ahmataj: Duhet besim për të fituar ndeshjet, për Kukën nuk kam asnjë vlerësim

4 Maj 2019
17:26
back button

Luftëtari u ndal në barazim pa gola në Durrës, ndaj Teutës, teksa trajneri  i skuadrës gjirokastrite, Julian Ahmataj tha në “Gol pas Goli” në Supersport se ndeshja ishte e ekuilibruar dhe barazimi ishte i drejtë, edhe pse duhet të kishin treguar më shumë besim për të synuar fitoren.

Fili e Rrapo, të pasaktë – "Ishte një ndeshje e vështirë kundër Teutës, edhe në Gjirokastër na kanë vënë në vështirësi. Patëm vështirësi në fillim edhe për ndryshimet që kishim bërë në formacion. U desh pak kohë sa të hynin në lojë, më pas e kontrolluam ndeshjen dhe patëm mundësi për ta fituar. Po të bënim pak më mirë dhe të kishim besim mund të kishim fituar. Kur ke topin në këmbë duhet ta punosh mirë dhe të bësh ato që ke bërë gjatë stërvitjes. Duhet të shfrytëzonim mundësit e krijuara. "

Zëvendësimi në fillim dhe dy sulmues kundërshtari – "Po e kisha të planifikuar se kundërshtari që do të luante me dy sulmues, por jo me 6 sulmues, sepse me kalimin e minutave mund të krijoheshin hapësira. Siç na detyroi ne zëvendësimi në fillim të ndeshjes, ashtu ndodhi edhe me kundërshtarët dhe më pas shkuam drejt barazimit."

Kuka – "Sido që të ishte shprehur në fushën e lojës… Nuk ka asnjë lloj vlerësim për atë djalë. Ai ka luajtur ndeshjen e parë, të gjithë kemi luajtur për herë të parë dhe na kanë duartrokitur. Ka staturë të lartë dhe luan mirë me topin, mund të bëhet një lojtar i mirë."

Lajme të tjera

Lajmet e fundit