Ahmataj e ka me lojtarët: Gabime të panevojshme!

2 Nëntor 2019
19:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Teutës. Ai është i zhgënjyer për rezutatin dhe faktin që ekipi nuk ia doli të menaxhonte fitoren. 

Fusha – “Na imponoi kundërshtari lojën mbrojtës. Kishim ndërtuar gjithçka mirë dhe jam i kënaqur me ekipin. Shfaqim shenja nervozizmi dhe marrim kartonë të panevojshëm. Duhet të jemi më të qetë dhe të mos bëjmë gabime të tilla”.  

Lodhja fizike  – “Pati konsumim të madh energjie nga skuadra. Nuk i menaxhuam mirë topat e fituar dhe nuk ishim të qartë kur kishim topin në këmbë”. 

Skemat – “Me kalimin e minutave humbëm detyrat. Nuk mund t’i kërkoj asgjë skuadrës, pasi kemi vetëm 10 ditë. Kemi shumë punë për të bërë përpara”. 

Kartonët e kuq – “Më shqetësojnë mënyra e të luajturit. Nuk duhet të qëndronim në mbrojtje, por duhet të shihnim dhe përpara. Duhej që lojtarët të mbronin Likën në atë rast. Ishte një neglizhim që na ndikoi”. 

Mbrojtja – “Tirana i ka lojtarët. Imami, Hoxhallari, Osmani dhe Muça janë qendërmbrojtës. Ne duhet të jemi më të qetë dhe të mos marrim kartona. Skuadra duhej të reagonte mirë në ato momente”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit