Ahmataj: Ishim më lart se Flamurtari, nuk kalojmë në aventurë

10 Shkurt 2019
16:31
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, nuk ka dalë aspak i kënaqur nga rezultati i ndeshjes 0-0 kundër Flamurtarit. Ai mendon se skuadra e tij e dominoi krejtësisht ekipin vlonjat. 

Barazimi  – "Për rezultatin nuk jam i kënaqur, pasi donim vetëm fitoren. Jam i kënaqur për ata që dhanë lojtarët në fushën e lojës. E dominuam Flamurtarin dhe kishim raste më shumë se kundërshtari. Kemi shpërdoruar disa mundësi dhe vrapuam më shumë". 

Skuadra – "Kemi grup të mirë me djem dhe futbollista të mirë. Po angazhohemi maksimalisht të shkojmë përpara. Do të mundohemi t'i marrim maksimumin çdo lojtari".  

Formacioni  – "Po luanim me një skuadër të mirë, pasi Flamurtari është kundërshtar i vështirë. Donim të ishim shumë në ekuilibër dhe të kujdesshme. Nuk kemi shumë eksperiencë, pasi kemi lojtarë të rinj". 

Agresiviteti në shtëpi – "Ne i kishim marrë të gjitha masat për ta kaluar me sukses Flamurtarin. Ne në këto momente duhet ekuilibër taktik, ndërsa për të qenë agresiv duhet të kesh shumë cilësi. Nuk duam të rrezikojmë shumë, pasi nëse kalojmë në aventura bëhemi skuadër e lehtë. Duhet pak kohë". 

Gjykimi – "Nuk dua të merrem me gjykimin. Nuk e kam bërë asnjëherë më parë dhe nuk do e bëj". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit