Ahmataj: Mara, i mësuar me super gola. Në fund treguam lodhje fizike

5 Dhjetor 2020
16:28
Alfred Lleshi
back button

Pas barazimit 1-1 në shtëpi, kundër Laçit, trajneri Julian Ahmataj vlerësoi situatën te  të tijtë, mundësitë e kufizuara të grupit që stërvit përditë: “Kemi përdour dy module, një rreshtim me 4 dhe një me 5 lojtarë në prapavijë. Skema varet nga kundërshtari, nga mënyra si duhet të sulmosh dhe mbrohesh. Kjo të bën më shumë kreativ për të mundur kundërshtarin. Neglizhencat na krijohen nga ndryshimet e rreshtimeve, sesa sjellja e lojtarëve.

Është një moment nervozizmi. Kur kalon kundërshtari, kalon në tranzicion të shpejtë, pas një faulli, gjë që e irriton më shumë stolin, sepse jemi më të kujdesshëm. Po ta shikosh, Berisha nuk bën faull fare, lotjari kundërshtar e prek me dorë. 

Patëm disa ndërrime të detyruara prej bllokimit të muskujve të lojtarëve. Nuk kishim alternativat e duhura në minutat e fundit, prandaj futëm më shumë sulmues. Mbrojtja bëhet e brishtë në momentin kur fut më shumë lojtarë sulmues.

Mara është një lojtar inteligjent, duhet të luajë në linjën e parë ose të dytë të sulmit, mund të aktivizohet shumë mirë para mbrojtjes, di t’i ndajë shumë mirë gjërat. Vjet ka pasur shumë pak minuta, prandaj duhet të luajë më shumë. Ka për të punuar më shumë. Supergolat i ka në repertorin e tij. Është djalë i mirë, por djemtë e mirë ndonjëherë bëhen më të mirë dhe sfumohen, ndaj duhet të jetë më kërkues”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit