Ahmataj tani del hapur: Jam këtu për titullin, kapa shansin

25 Tetor 2019
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i ri i Tiranës është Julian Ahmataj. Tekniku i bardhebluve foli në lidhje me afrimin e tij në krye të kryeqytetasve. Ai zëvendëson Ardian Memën në krye të stolit dhe rikthehet si trajner, pasi më herët ka luajtur dhe si futbollist me këtë fanellë. Ahmataj foli nga kompleksi “Skënder Halili”, aty ku drejtoi seancën stërvitore të kryeqytetasve. 

Tirana –  “Kam një shans që të vjen, ose jo në jetë. Do e shfrytëzoj, të jap më të mirën time. Do bëj më të mirën që Tirana të dalë kampion. Sa do ia arrijmë, nuk e di. Të ishte për mua, dilnim kampion që tani. Di që kampion dilet në maj. Duhet të bëjmë mirë çdo ditë që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam miqësi me Memën, dhe e falenderoj për grupin e ndërtuar këtu. Më vjen keq që u largua nga Tirana, është njeri i përsosur, por kjo është puna jonë”.

Problemet – “Tjetër gjë ta shohësh nga jashtë, edhe ndryshe nga brenda. Nuk kemi ardhur të gjejmë fajtorët apo ata që kanë gabuar, por të ecim përpara. Të përmirësohemi dita-ditës. Nëse do arrijmë që të shpallen kampion, sportistët do shpallen, do jetë merita e tyre. Unë nuk kam asnjë meritë”.

Luftëtari – “Nuk do doja ta nisja në Gjirokastër. Kam respekt për atë ambient. Kanë një ekip të mirë, që besoj se do na hapë punë. Në futboll, ka një gjë. Ose di ta bësh punën, ose nuk di ta bësh. Nga renditja, po ta shohësh, në Gjirokastër, për pikët që kam marrë atje, mund të isha në vend të parë. Nuk është kjo matësi i një skuadre. Në një ekip të madh, ke më shumë probleme. Ke më shumë alternativa, më shumë lojtarë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit