Ahmataj: Tirana duhet të jetë e kënaqur, na mungon Shkurtaj

17 Shkurt 2019
19:16
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Julian Ahmetaj nuk ka se si të jetë i lumtur pas barazimit me Tiranën me rezultatin 1-1. Ekipi i Luftëtarit po shkonte drejt fitores, pasi po kryesonte me golin e Aleksit që në minutën e 11-të, ndërsa mund të dyfishonte me Nezirin që humbi një rast ideal për të dyfishuar shifrat. 

Barazimi – "Duhet të pranojmë rezultatin e fushës. Kishim ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë si Tirana. Ekipi kundërshtar ka shumë cilësi dhe i përdori". 

Rastet e humbura – "Humbëm shumë dhe janë gabime që përsëriten. Finalizimin duhet ta rrisim, pasi gjendemi para portës kundërshtare pastër dhe nuk shënojmë. Habitemi dhe vetë aty". 

Mungesa e besimit – "Jo. Ne kemi goditur në ata pika që ne mendonim se Tirana ka vështirësi dhe doli. Finalizimi është përtej taktikës. Luftëtari nuk ka një sulmues goli. Duhet të rrisim besimin për të shënuar para porte, pasi po vuajmë mungesat e Shkurtajt dhe Rrocës. Skuadra po shprehet mirë. Jam i kënaqur me ecurinë, pavarësisht se skuadra ka nevojë për përmirësim". 

Pika e marrë – "Çdo skuadër që ndodhet në disavantazh duhet të jetë e kënaqur që barazoi. Tirana në këtë rast është më e kënaqur. U thashë lojtarëve që bënë gjithçka mirë, por u ndëshkuam nga një element i mirë e kundërshtarit". 

Dunga – "Dunga është sulmuesi ynë kryesor. Ai ndihmon shumë skuadrën në të dyja fazat e lojës, nuk ka shkuar te goli, por po na ndihmon me hapësira. Ai ka nevojë për më shumë eksperiencë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit