“Ai djalosh na ka shkatërruar”, sulmi i papritur ndaj Vlahovic

24 Maj 2022
15:54
Denis Hakanaj
back button

Vlahovic në shënjestër. Presidenti i Fiorentina-s, Roço Commisso, është kthyer të sulmojë sulmuesin serb, i cili u transferua nga klubi vjollcë tek Juventus janarin e kaluar.

“Djaloshi që na ka shkatërruar, sepse na kishte premtuar se do të rinovonte dhe nuk kishim marrë asnjë në shtator”, ka thënë numri një  i Fiorentina-s.

“Kur morëm Piatek dhe më pas kemi kërkuar Cabral, ka kuptuar se do ta linim në stol. Ka mësuar nga ai leksion, nuk e di prej sa fliste me Juventus-in, por në harkun e një jave Juventus e ka mbyllur operacionin, pasi ai ka refuzuar Real-in, Atletico Madrid-in dh Arsenal-in.

“Nëse do ta kishim rinovuar kontratën me Vlahovic, do të kishim bërë më mirë se Juventus-i: për këtë arsye është larguar. Kam marrë 75 milionë euro ndryshe nga ata që kanë humbur lojtarë me 0. Unë kam bërë para për të rregulluar situatën ekonomike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit