“Ai do një projekt fitues”; Suárez intrigon me të ardhmen e Messit

15 Korrik 2020
11:33
Alfred Lleshi

Luis Suárez është protagonist i kopertinave të mediave sportive në Barcelonë, këtë të mërkurë. Uruguajani mund të festojë, pasi e ka tejkaluar Kubala si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit dhe tani është vetëm pas César dhe Messi. Suárez paralajmëron se dëshiron të vazhdojë te Barça, ndërsa premton se do ta ndihmojë, do të bashkëpunojë në përshtatjen e Lautaro, nëse argjentinasi e përmbyll nënshkrimin me katalanasit. Po ashtu, ai siguroi se Griezmann ka mbështetjen e të gjithë grupit.

Mbi të gjitha, uruguajani flet edhe për Messin: “Unë nuk e shoh Leon në asnjë ekip tjetër, përveç Barçës. Vendimi do të merret gjithmonë duke menduar për të dhe të mirën e tij. Ndonjëherë ndihemi të gjithë keq, sepse humbasim ndeshje të rëndësishme dhe ndoshta po heqim dorë nga titulli i La Liga-s. Ndonjëherë mendoni për ndonjë gjë, por duke qenë shoku e tij, unë gjithmonë i kam rekomanduar Messit të jetë aty ku ndjehet më mirë dhe i lumtur.

Pra, nëse është i lumtur te Barcelona, ​​të qëndrojë këtu. Nëse ka nevojë për ndonjë ndryshim, ai e di se çfarë i nevojitet. Gjithçka lidhet me mirëqenien e tij. Unë mendoj se familja është shumë e kënaqur në Barcelonë. Ajo që ai do të donte më shumë është një projekt fitues. Sidoqoftë, janë situata që ai duhet t’i trajtojë me familjen e tij, me babanë e tij në këtë rast, që e ka menaxher”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit