“Ai është i izoluar dhe jashtë loje”… Messi ka proobleme te PSG, Pochettino e ka kuptuar!

26 Tetor 2021
0:25
Telesport
back button

PSG ishte protagonist i një sezoni të madh transferimi në verë që synonte qartë të fitonte gjithçka. Por nëse në Ligue 1 skuadra e Pochettino do të mund të bënte edhe pa lojtarë të kalibrit të Messit, Hakimit, Sergio Ramos, Donnarumma dhe Wijnaldum, Championsi është objektivi i vërtetë i parizienëve.

Në kampionat, në fakt, PSG është në vendin e parë me 28 pikë, e ndjekur me vështirësi nga Lens me 21.

Por pavarësisht gjithçkaje, në ndeshjen e fundit ndaj Marsejës, Neymar dhe shokët e tij nuk arritën të kalojnë 0-0 në ‘Velodrome’.

Për një moment dikush kishte menduar se ajo lojë mund të ishte e ngjashme me atë katastrofike kundër Rennes të humbur 2-0. Por në vend të kësaj Pochettino arriti të rrëmbejë të paktën një barazim që nuk maskon disa probleme brenda ekipit.

PSG tashmë kishte luftuar për të fituar kundër Leipzig në Champions League, por edhe kundër Angers në raundin e kaluar të Ligue 1.

Henry, ish-kampioni francez, i cili ishte edhe shok ekipi i Pulce në kohën e Barcelonës, ka analizuar lojën dhe ka dashur të bëjë një bilanc të aventurës së Messit në Paris. “E shoh të izoluar – tha – Leo është jashtë loje dhe nuk prek shumë topa”.

Nga pikëpamja e realizimit sot Messi nuk ka shënuar ende një gol në ligë duke goditur shtyllen, ndersa ne Champions jane 3 gola në tre ndeshje të luajtura. “Ai duhet të jetë brenda skemave të ekipit – vazhdoi Henry – Ai nuk mund të bëjë ndryshim duke luajtur në të djathtë”.

Prandaj Henry donte t’i jepte këshilla trajnerit argjentinas të PSG-së që të përpiqej t’i jepte më shumë rëndësi Messit në lojë: “Pochettino do të duhet të gjejë një zgjidhje në mënyrë që ai dhe Neymar dhe Mbappé të mund të performojnë sa më mirë”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit