“Ai është një egomaniak”, Ronaldo sulmohet pas golit të anuluar të Dybala

13 Dhjetor 2018
18:00
back button

Cristiano Ronaldo është kritikuar pas tentativës për t’i ndryshuar trajektoren topit të goditur nga Paulo Dybala në minutën e 93’ ndaj Young Boys, duke i mohuar një gol fantastik shokut të ekipit.

Klubi italian ishte duke kërkuar golin e barazimit ndaj Young Boys, pasi Dybala kishte ngushtuar diferencën me golin e tij në minutën e 80’.

Teksa po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes, Dybala lëshon një goditje të bukur nga distanca e cila përfundoi në trekëndësh, e pakapshme për portierin Wolfli.

Por përpara se topi të shkonte në rrjetë, Ronaldo ishte duke qëndruar vetëm disa metra larg portës në pozicion jashtë loje dhe tentoi të prekte topin.

Krejt e panevojshme, por ja që e bëri dhe si pasojë goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Si pasojë përdoruesit e Twitter kanë sulmuar Ronaldo-n, duke e quajtur egoist, egomaniak, madje duke shtuar se prandaj nuk do të jetë asnjëherë në një nivel me rivalin e tij Leo Messi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit