“Ai është një makinë lufte”, Pedro zbulon formacionin e tij ideal

28 Prill 2022
17:28
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Lazio Style 1900 Magazine, Pedro ka zbuluar formacionin e tij ideal, i përbërë nga shokët aktualë dhe ish-shokë të skuadrës.

Në këtë formacion ka patur vend edhe për Ciro Immobile: “Ciro është thjesht një makinë lufte”, ka thënë sulmuesi spanjoll.

Në krah të lojtarit bardhekaltër, një tjetër lojtar që di të shënojë shumë gola, Lionel Messi: “Ndihem me fat që kam luajtur krah tij për shumë vite. “Edhe unë në këtë formacion? Në stol, gati të futem në rast se duhet”, ka thënë duke qeshur.

“Nëse është dikush me të cilin do të kisha dashur të punoja? Shumë e vështirë, ka me të vërtetë shumë. The Maradona, Pele, Zidane dhe Cristiano Ronaldo”.

Në fund, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me skemën dhe trajnerin: “4-3-3, me Guardiola-n në stol. Do ta falënderoj për faktin që ka patur besim tek unë dhe se më ka ndihmuar të fitoj gjithçka”.

Ky është formacioni i plotë ideal i zgjedhur nga Pedro: V. Valdes; Dani Alves, Puyol, Terry, Jordi Alba; Xavi, Busquets, Iniesta; Messi, Immobile, Ronaldinho. Trajner: Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit