Ai është terrorist, në Turqi ndalojnë ndeshjet finale play off të NBA-së

14 Maj 2019
18:57
Telesport
back button

Basketbollisti turk Enes Kanter prej vitesh konsiderohet si një armik i regjimit të presidentit Taip Erdogan. Aq sa lojtari që militon në NBA me skuadrën e Portland është i padëshirueshëm në Turqi.

Ai konsiderohet si terrorist në Turqi, ndaj dhe televizionet turke nuk do të transmetojnë ndeshjet finale play off të Konferencës së Perëndimit mes Golden State dhe Portland.

NBA ka bërë me dije se do t’i transmetojë ndeshjet finale play off të të dyja Konferencave në kanalet e saj zyrtare. Gjithsesi, kanali i saj NBA Turqi nuk do të transmetojë ndeshjet finale të Perëndimit pikërisht për faktin se në fushë do të zbresë me fanellën e Portland basketbollisti Enes Kanter.

Ka disa javë që televizioni NBA Turqi nuk i ka transmetuar ndeshjet e Portland, madje në kronikat që përgatit nuk e përmend fare emrin e shtatlartit turk. Pra, beteja në distancë mes qeverisë turke dhe basketbollistit do të vijojë edhe pse fansat turq do të humbasin një përballje interesante për titullin kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit