“Ai gjest tregon shumë”, Capello për Klopp: Ja pse duhet të largohet

14 Shtator 2022
15:02
Denis Hakanaj
back button

Një gol i Matip në minutën e 89-të kundër Ajax-it i ka dhuruar 3 pikët e para në Champions League Liverpool-it në javën e dytë të grupit.

Në fundin e ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp ka festuar para tifozëve të Të Kuqve. Pikërisht në lidhje me këtë gjest ka folur Fabio Capello nga studiot e Sky.

“Liverpool-i duhet të rikuperojë dhe të gjejë veten. Ka shumë punë për  të bërë. Kemi parë një Klopp të menduar, që nuk festonte kaq shumë kur skuadra bindte në lojë. Tani duhet të mendojë dhe kur ndodh kjo, më pëlqen”, ka thënë Capello.

Akoma në lidhje me gjestin e Klopp, që me dorë “ka hequr nga vetja presionin”, ish-trajneri italian ka shtuar: “Çfarë lehtësimi! Një skuadër e mësuar të fitojë, që shikon se ka vështirësi.

“E përsëris duhet menduar dhe duhet gjetur përsëri shpirti i skuadrës. Publiku i Anfield të shtyn. Dikush ka folur për krizën e vitit të shtatë të Klopp? Sado fantazi të kesh, është shumë e vështirë të motivosh ekipin.

“Unë e kam provuar: pas pesë vitesh, them se mjafton. Një trajner duhet të largohet sepse nuk arrin më të shprehë atë forcë që do të donte dhe gjithçka bëhet e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit